Dark Mode Light Mode

Fondi Monetar Ndërkombëtar ulë parashikimin për rritjen ekonomike të Kosovës në 2.7 për qind

Ashtu si Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe Banka Botërore (BB) edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parasheh se që ekonomia e vendit tonë për vitin 2022 nuk do të jetë më e lartë se 3 për qind.

FMN në raportin “Perspektiva Ekonomike Botërore: Luftimi i krizës së kostos së jetesës” thekson se për vitin 2021 rritja ekonomike ishte 9.5 për qind, shkruan Telegrafi.

FMN shton se për vitin e ardhshëm rritja ekonomike nuk do të jetë më shumë se 3.5 për qind.

Advertisement

Në përgjithësi, institucioni kryesor financiar e ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike botërore, ku thotë se do të ngadalësohet nga 6 për qind që ishte në vitin 2021 në 3.2 për qind më 2022 dhe 2.7 për qind më 2023. Pra, që është rritja më e dobët që nga viti 2001, me përjashtim të krizës financiare botërore 2008-2009 dhe asaj të pandemisë COVID-19

“Inflacioni në botë parashikohet të rritet nga 4.7 për qind më 2021 në 8.8 për qind në 2022, e që do të bjerë në 6.5 për qind më 2023 dhe në 4.1 për qind më 2024”, thekson FMN në raport.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sixteen + seven =

Previous Post

Erdogan pritet të takohet me Putinin në Astana

Next Post

Lushtaku: I besoj fuqishëm liderit tonë Memli Krasniqi, e ka dhënë shembullin me zgjedhjet lokale

Advertisement