Dark Mode Light Mode

Ferguson: Mançester Junajtedi do të jetojë edhe pas largimit tim

Trajneri i Mançester Junajtedit, Aleks Ferguson ka filluar të mendoj për të ardhmen e klubit nga “Old Trafford” pas largimit të tij.
Ai ka thënë se trajneri i ardhshëm i “Djajve të Kuq” nuk do ta ketë të vështirë për të vazhduar me rezultate të mira. “Sigurisht se Mançesteri do të jetojë edhe pas largimit tim. Junajtedi është një institucion dhe historia e klubit është e mahnitshme”, ka theksuar Ferguson për “Daily Mirror”. Ai ka folur edhe për atë se di duhet të jetë pasardhësi i tij. “Pasardhësi im duhet të jetë një trajner i spikatur. Nuk besoj se do të vendosim për ndonjë trajner të ri. Sidoqoftë, mendoj se kushdo që vjen nuk do ta ketë të vështirë për ta vazhduar rrugën time”, ka shtuar Ferguson.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five + 4 =

Previous Post

Familja Paloji nga Kastrioti në Holandë me katër fëmijë, shembullor të gjithë me fakultet

Next Post

Interi mposht Milan e Juventusin

Advertisement