Dark Mode Light Mode

Familja Jashari bojkoton seancën për presidentin

auto_murati1456497874Kishte qenë praktikë që familja e heroit Adem Jashari zakonisht të merrte pjesë në seancë, porse, sot, kur Hashim Thaçi pritet të votohet për president, asnjë nga pjesëtarët e familjes Jashari nuk është prezent.

Ende nuk dihen arsyet se pse familja Jashari e ka bojkotuar seancën e sotme, mirëpo, kohëve të fundit është folur shumë për prishje të raporteve ndërmjet kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi dhe pjesëtareve të familjes së heroit të kombit Adem Jashari.

Madje ka kaluar kohë prej se Hashim Thaçi për herë të fundit ka vizituar familjen Jashari në Prekaz.

Advertisement

Vitin e kaluar Hashim Thaçi kishte bërë homazh tek memoriali i dëshmorëve, por, nuk kishte vizituar odën e familjes Jashari./Zeri/

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − three =

Previous Post

Krejt Kosova në këmbë, me kisha e xhamia kundër qeverisë mafioze dhe kriminale

Next Post

Edhe 5 deputetë të opozitës përjashtohen nga seanca

Advertisement