Dark Mode Light Mode

Fadil Vokrri, mos i fryj këtij zjarri! Do të digjesh vetë!

vookE njihni këtë tipin në foto? Eshtë zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës. U bë i famshëm, pasi zbatoi një urdhër të presidentit Fadil Vokrri, duke u shfaqur me megafon në dorë para ndeshjes së luajtur në Turku, Finlandë-Kosovë. Ai u bëri thirrje tifozëve shqiptarë, duke u kërkuar të mos mbanin flamuj kuqezi dhe simbole kombëtare, me pretendimin se ato i përkasin një vendi të tretë.

Ky tipi, ndoshta edhe 3-4 të tjerë, përfaqësues të FFK-së, do të shfaqen sërish 2 orë para ndeshjes Kosovë-Kroaci, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, për t’u kërkuar shqiptarëve të heqin flamujt kuqezi dhe simbolet kombëtare.

Pretendimi është i njëjtë: flamuri i kuq me shqiponjën e zezë dykrenore, për të cilin derdhën gjakun për shekuj me ra

Advertisement

Image

dhë heronjtë e Kosovës, nuk i përket Republikës së Kosovës dhe provokon ndjenja shoviniste te pakicat serbe, turke, boshnjake, rome etj. Ti FFK, Fadil Vokrri dhe gjithë këta palaçot me megafon, ndeshja nuk luhet në Beograd, Kragujevac apo Suboticë, luhet në zemër të Shkodrës.

Nuk ka burrë, që ka mbajtur veshur fanellën bardhezi të Partizanit të Beogradit, apo që mban megafon në dorë, t’i detyrojë shqiptarët të flakin simbolet e tyre, që i kanë larë me gjak.

Një qëllimi të tillë nuk ia dolën as serbët, në mes të Beogradit, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, duke angazhuar 5000 policë e xhandarë, e jo më taborrët e mercenarëve të FFK-së.

Kosova, edhe pse është një republikë më vete, përbëhet në mbi 90% të saj nga shqiptarë, që kanë simbol kombëtar flamurin e kuq, me shqiponjë dykrenare. Shqiptarë, nuk ka rëndësi nga jeni; Shqipëria, Kosova, Presheva, Ulqini, Shkupi, Tetova apo Çamëria. Nëse i shihni këto palaço me megafon në dorë, para dyerve të stadiumit “Loro Boriçi”, duke iu bërë thirrje që të hiqni simbolet kombëtare…., e dini vetë zgjidhjen.

Gjatë ndeshjes së 5 shtatorit, Shqipëri-Maqedoni, në Shkodër, një nga parrullat më të bukura, që u përsërit më shpesh në stadium prej tifozëve kuqezi, ishte ajo: Kosova, Kosova, zemra e Shqipërisë. Një sugjerim për presidentin e FFK-së: Mos i fryj këtij zjarri, se do të digjesh vetë. Besoj se nuk e ke harruar mbrëmjen e vjeshtës së 30 shtatorit 1987, kur në stadiumin “Ushtria Popullore e Jugosllavisë” të Beogradit, ndërsa mbaje veshur uniformën e shkëlqyeshme “Adidas”, me ngjyrat bardhë e zi të Partizanit, ta ulën kokën 11 shqiptarë të Flamurtarit të Vlorës.

Vërtetë ata nuk mbanin bluza të shkëlqyshme të markave prestigjioze në botë, dhe mbase uniformat e trikotuara të Kombinatit të Tekstileve Berat linin për të dëshiruar, por kishin ngjyrat kombëtare. kuqezi. Atë mbrëmje bëre gjithçka që ta nxirrje fitimtare krenarinë serbe, Partizanin e Beogradit.

View Comments (1) View Comments (1)
  1. Komenti me vend dhe mjaft inspi-
    rues,simboli Kuq e Zi nuk eshte
    simbol privat i Vokrrit,nese ka te
    poshter te till,qe koha do ta tregoje,
    do te shrihet si akulli , ai dmth.
    Shqiponja Kuq e Zi,e ka oorigjinen nga gjiri i çdo Shqiptari e Shqiptareje nga vendi ku ka filllluar Civilizimi i kesaj Gaksije,vet Shqiponja me
    krahet e vet defton perhapjen
    e miresive dhe dhuntive qe Allahu xh.h ia dhuroj pikerisht
    nji popullit te till si qe jemi ne
    shumemaheret,ta perhapim diturjen ne lindje dhe perendim,
    bile ka shenime qe ajo daton akoma para Tufanit,kohes para
    Nuhes a.s,apo formimit te civil-
    izimeve te para,75 vite nga kjo
    dat fillon ndarja dhe dallimi
    farafisnor per kah aftesite e tyre
    si dhe simbolet ne forma te ndryshme ,atyre me forma te
    shpezeve dhe pamjeve apo
    bukurive natyrore,dhe mos
    te brengosen Tifozet kuq e Zi,
    ky eshte simbol me tipare te
    shenjta te perhershme ne ket
    Galaksi.Nuk ka fuqi njerzore
    qe mund ta çduke ket Miresi
    Hyjnore,neve na mbetet ti tregojm lozes kabilijane,se sporti
    eshte dhunti qe Allahu xh.h
    ia ofroj njerzeve te garojn per
    tu kalitur dhe balansuar epshin,pra kot e ka Vokrri e sa
    e sa parazite primitiv per te ja ndalur Shqipetarve emocinet
    dhe afshin e tyre sportiv ,si dhe
    shkathtesit e tyre hyjnore…
    Ju prift embara te gjith atyre
    qe me shpirt dhe hare garojn
    me ngjyren Kuq e Zi,ajo eshte
    deshmi e inspirimit hyjnor,Zoti
    ju bekofte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × five =

Previous Post

Lojtaret e Kosovës i këndojnë Shqipërisë. Hej, hej kuqezi është krejt.. VIDEO

Next Post

Liderët në Preshevë pas dështimit në politikë: Avakari (ejani) të merremi me kulturë, ta mësojme maxhupishten dhe serbishten

Advertisement