Dark Mode Light Mode

EURO 2012, Prandelli: Ëndrra sapo ka nisur

“Kemi luajtur një ndeshje të madhe edhe pse në fund u detyruam të mbroheshim në zonë sepse nuk kishim më forca.”

Këto janë fjalët e Cesare Prandelli pas fitores së Italisë së tij ndaj Gjermanisë 2-1 në gjysmëfinalen e EURO 2012.

“Luajtëm në qendër dhe kërkuam gjithmonë që topi t’i shkonte Cassanos. Italia gjithmonë luan mirë ndeshjet e mëdha dhe kur flitet për të duhet kujdes. Kemi dhënë shembullin e korrektësisë dhe përkushtimit ndaj fanellës”, shtoi tekniku italian, i cili vlerësoi edhe Balotellin, autorin e dy golave të ndeshjes.

Advertisement

“Nuk e di nëse është ndeshja e tij më e mirë që ka bërë në karrierë sepse karriera e tij sapo ka nisur. Balotelli e ndihmoi shumë ekipin dhe e zëvendësova sepse duhet të luajë edhe një ndeshje tjetër.”

Më tej, Prandelli thekson se ëndrra e Italisë fillon tani: “Të dielën kemi ndeshjen më të rëndësishme të EURO 2012. Jemi të lodhur, por edhe Spanja nuk është më pak. Do të nisemi të barabartë të dielën edhe pse Spanja është favorite sepse është një skuadër brilante.”

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 − 1 =

Previous Post

Mrekullia ekonomike turke

Next Post

EURO 2012, Low: Bëmë një turne të madh

Advertisement