Dark Mode Light Mode

Escobar: Ka shumë zhgënjim me këtë Qeveri të Vetëvendosjes

epa09625371 US Deputy Assistant Secretary of State in charge of the Western Balkans Gabriel Escobar attends the joint press conference in Skopje, Republic of North Macedonia, 06 December 2021. the US Deputy Assistant Secretary overseeing policy towards the countries of the Western Balkans Gabriel Escobar is in North Macedonia for an official visit. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se ka shumë zhgënjim me këtë Qeveri të Vetëvendosjes (VV).

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, emisari teksa u pyet se si ndihet për “refuzimet” nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk është hera e parë që ka zhgënjim.

Ai ka theksuar se zhgënjimi nuk është vetëm në Washington, por edhe në Bruksel, Romë, Berlin e Paris.

Advertisement

“Nuk është hera e parë, këtë ua them. Dhe, ka shumë zhgënjim me këtë Qeveri të Vetëvendosjes – jo vetëm në Uashington, por në Bruksel, në Romë, Berlin dhe Paris gjithashtu. Ne, përderisa i afrohemi 25-vjetorit të aksionit të NATO-s, është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë që forca e marrëdhënies ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është mes njerëzve”, ka deklaruar Escobar

Teksa ka theksuar se ShBA-ja do të jetë gjithmonë mike e ngushtë e Kosovës, nuk ka mohuar se do të ketë dallime me individë dhe me qeveri individuale.

“Ne gjithmonë do të jemi miq të ngushtë të Kosovës, por kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi dallime me individë dhe me qeveri individuale. Dhe, mendoj se këtu jemi tani… po hyjmë në një periudhë të mungesës së komunikimit. Dhe ne, të paktën nga pala amerikane po bëjmë gjithçka që mundemi për ta riparuar këtë marrëdhënie”, ka vijuar Escobar.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

8 − three =

Previous Post

Europa League mëson çiftet çerekfinaliste dhe përballjet e mundshme në gjysmëfinale

Next Post

Treshja e liderëve evropianë tregojnë hapat e ardhshëm që do të ndërmarrin për ta ndihmuar Ukrainën

Advertisement