Dark Mode Light Mode

Ekskluzive: U tha se 1 mijë teste tashmë janë në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë mohon gjithçka

Ditë më parë, presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi tha se 1 mijë teste për koronavirus tashmë janë në Kosovë.

Këto do të ishin 1 mijë testet e para nga 11 mijë, sa tha se kishte siguruar për të ndihmuar futbollin kosovar, shkruan Periskopi.

Advertisement

“Rreth 1.000 mijë teste tashmë kanë mbërritur në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër pritët të vijnë në ditët në vazhdim, pasi janë në procedura të dokumentimit” – tha Ejupi për “Infokusin” të hënën.

Periskopi i ka dërguar e-mail Ministrisë së Shëndetësisë për ta pyetur nëse ka pranuar testet, duke marrë këtë përgjigje:

E konfirmon Remzi Ejupi: Një numër i madh i testeve kanë arritur në Kosovë, testet tjera do vijnë në ditët në vazhdim

“Donacioni i pronarit te Eurokohes, z. Remzi Ejupi eshte aprovuar nga MSH. Por, 1000 kitet e para per ekstrahim prej kontigjentit te paralajmeruer prej 10 000-11000 kiteve, ende nuk ka arritur dhe pranuar ne IKSHPK,” shkruhet në e-mailin e Ministrisë së Shëndetësisë për Redaksinë e Periskopit.

Përndryshe, nga dita e hënë edhe zyrtarisht klubet kosovare u janë rikthyer stërvitjeve, derisa në aksion për herë të parë do t’i shohim më 2 dhe 3 qershor kur do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Kosovës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × 4 =

Previous Post

Daçiq: S’mund të arrihet marrëvëshje për Kosovën para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë

Next Post

FFK dhe futbollistës e Kombtares Kosova A, ndihmojnë nevojtarët me pako ushqimore

Advertisement