Dark Mode Light Mode

Ekonomia kineze drejt rënies

Eksportet e Kinës pësuan rënie në janar, rënia e parë në më shumë se dy vjet, duke ngjallur frikën e një ngadalësimi ekonomik si rrjedhojë e impaktit nga kriza e Eurozonës.

Eksportet u reduktuan me 0,5% në krahasim me muajin dhjetor, ndikuar dukshëm nga rënia e kërkesës botërore, por edhe nga mbyllja disa-ditore e aktivitetit për shkak të Vitit të Ri Kinez.

Së bashku me eksportet, importet gjithashtu u reduktuan me 15,3%, duke bërë që janari të mbyllej me një plus në bilancet tregëtare prej 27,3 miliardë dollarësh, shifra më e lartë në gjashtë muaj.

Advertisement

Rënia e importeve vjen ndërsa Pekini zyrtar është duke u përpjekur të orientojë tregun më shumë drejt prodhimeve vendase, si një mënyrë për të kompensuar rënien e kërkesës nga tregjet e mëdha ndërkombëtare.

Sidoqoftë, analistët parashikojnë që rritja ekonomike kineze të jetë më e ulta e dekadës në 2012-s, ndërsa vendi po jep shenja gjithmonë e më të mëdha nga “infektimi” prej krizës ekonomike botërore.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fifteen − 9 =

Previous Post

Mourinho nis përgatitjet për sezonin e ardhshëm

Next Post

Rihanna bëhet “Zonjë”

Advertisement