Dark Mode Light Mode

Dronët “Bayraktar” mbërrijnë në Shqipëri

Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ku përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, thuhet se prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre.
“Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri!
Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre.
Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes. Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura”, shkruan Peleshi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seventeen − 10 =

Previous Post

Arrestohet një person në Prishtinë, u pa duke mbuluar një thes që dyshohet se ishte me dinamit

Next Post

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës dhe vënien para drejtësisë të autorëve të sulmit terrorist në Banjskë

Advertisement