Dark Mode Light Mode
ALB-TURQ
Drejtuesit e PDSH-së flasin për fitoren e zgjedhjeve lokale në Preshevë
HALIMI, konteston rezultatin e votimeve, kishte manipulime dhe parregullsi

Drejtuesit e PDSH-së flasin për fitoren e zgjedhjeve lokale në Preshevë

Kryetarit të KKZ Zeqija Myftari i ka dekalruar sot agjencisë “Presheva Jonë” se deri më tani janë kompletuar  rezultatet e 35 vendvotimeve , ndërkaq ka mbetur të numrohen edhe në dy vendvotime si dhe një vendvotim ku janë përsëritur zgjedhjet për shkak të ndërprerjes së procesit zgjedhor…
Avni JUSUFI     
Preshevë, 7 maj
Kyretari i Komisioni Komunal në Preshevë z.Zeqirja Myftaru ka deklaruar sot për agjencinë informative kombëtare ” Presheva Jonë”  se  “KKZ ende nuk është në gjendje të shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve te 6 majit për pushtet lokal, parlamentar dhe presidencial…” Sipas deklaratës së kryetarit të KKZ Zeqija Myftari deri më tani janë kompletuar  rezultatet e 35 vendvotimeve , ndërkaq ka mbetur të numrohen edhe në dy vendvotime si dhe një vendvotim ku janë përsëritur zgjedhjet për shkak të ndërprerjes së procesit zgjedhor…
Por, bazuar  nga  rezultatet e deritanishme del se zgjedhjet lokale i ka fituar Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës më rreth 6400 vota fituara, pastaj vjen Partia për Vepérim Demokartik (PVD) Riza Halimit  me 3758 vota, Unioni Demokratik Shqiptar ( UDSH) e Rahmi zylfiut me  2239 vota. Rilindja Demokratike (RD) me  1059 vota, Bashkimi Demokratik i (Luginës-BDL) 1099 vota , ndërkaq partitë më të vogla kanë marrë numër simbolik të votave.
Ndryshe fitorja e mbrëmshme është festuar mbrëmë nga suimoatizantë te PDFSH-së deri në orët e hershme të mëngjesit në stadiumin e qytetit në Preshevë. Theksojmë se zgjedhjet e djeshme  marrë në tërësi kan kaluar në një atmosferë të tolerueshme demokratike. PDSH-së kanë filluar ti arrin telegrame urime nga partitë simotra të hapësirës gjithshqiptare.
View Comments (1) View Comments (1)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × 4 =

Previous Post

ALB-TURQ

Next Post

HALIMI, konteston rezultatin e votimeve, kishte manipulime dhe parregullsi

Advertisement