Dark Mode Light Mode

Thaçi mohon akuzat, thotë se gjatë asaj periudhe ishte në muajin e mjaltit

poljjPreshevë, 10 tetor  -Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi ka hedhur sot poshtë akuzat në Prokurorinë për krim të organizuar  në Beograd se ishte përgjegjës për dëbimin e një familjeje serbe.

Ai akuzohej nga prokuroria serbe për dëbimin e familjes Milivojeviq më 1 korrik të vitit 1999 në një  fshat afër Lipjanit.

“Në atë kohë, 15 ditë nuk kam qenë atje. Me gruan time unë kam qenë në muaj të mjaltit në Fushë Kosovë. Në një gjë të tillë nuk kam marrë pjesë”, ka theksuar Thaçi.

Advertisement

 

Nehat Thaqi ne Beograd para Gjykatës Speciale, rrezikon 15 vjet burgim

Gjykata Speciale në Berograd gjatë ditës së sotme ka marrë në pyetje drejtorin e Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaqin.

Thaçi me fillim nga ora 11, ka pasur të dalë para Gjykatës Speciale në Beograd. Ndërsa sipas konfirmimit nga ky medium në Prokurorinë e Lartë në Nish, juridiksioni mbi këtë rast ka pohuar ndjekjen e tij për krim të organizuar. Thaçi është i dyshuar për veprën penale të terrorizmit, për të cilën gjë sipas raportimeve mund të dënohet deri në 15 vite burgim.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Thaçi, është arrestuar me 29 shtator dhe i është caktuar masa e paraburgimit në burgun e Nishit për 31 ditë.

Sot ne Beograd, drejtori i policisë së Mitrovicës, Thaci del përpara prokurorit serb

Drejtori i policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi i akuzuar për  “terrorizëm” nesër do të dal para prokurorit serb për krime. Rasti do të merret para Departamentit të Veçantë të Gjykatës së Lartë në Beograd,  njofton “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve nga ministria publike.
Pas arrestimit të javës së kaluar në kalimin nga Kosova në Serbi, drejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicë Thaçi duhet të transportohet nga Nishi në Beograd.

Thaçi nga Serbia, duke e paraqitur si pjesëtar i UÇK-së është akuzuar për “terrorizem”, menjëherë pas luftës, siç thuhet “në një shtëpi serbe në Lipjan dhe kërcënuar anëtarët e familjes me qëllim për të shkaktuar pasiguri në mesin e serbëve të Kosovës.”

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × five =

Previous Post

Dialogu Kosovë-Serbi për normalizm në Bruksel, që po c'normalizon situatën në rajon!

Next Post

Një shqiptar (kardinal) në stafin e Papës në Vatikan pas 18 vjetëve në burgjet e Enver Hoxhes

Advertisement