Dark Mode Light Mode

Doris Pack-LDK-së: Punoni me kry, Rugova do të vepronte ndryshe!

Pack ka kërkuar nga LDK që t’i rezistojë lojës nga Grenell dhe Trump Ish-eurodeputetja gjermane Doris Pack sot ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, konkretisht ndaj LDK-së. Pack ka deklaruar se pret që LDK-ja të kujdeset për Kosovën. “Unë pres që ata që janë në krye të LDK-së t’i rezistojnë kësaj loje egoiste nga Richard Grenell dhe Donald Trump.

Ata nuk interesohen për pasojat e Evropës Juglindore dhe Bashkimit Evropian, ata janë të shqetësuar vetëm për zgjedhjet e rrezikuara të Trumpit. Unë pres që LDK-ja të kujdeset për Kosovën.

Rugova do të vepronte ndryshe”, ka shkruar Pack në Twitter. Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur nënshkrimet për inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti. Partia e cila ende është pjesë e kësaj qeverie, ka siguruar më shumë se 40 nënshkrime për të thirrur seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës./RTV-21

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one + 15 =

Previous Post

Të mbyllet "kufiri" mes Preshevës dhe Serbise, për moszgjerimin e koronavirusit. Serbia me 120 te infektuar, Lugina: asnjë

Next Post

Veseli i jep votat e PDK’së për rrëzimin e Kurtit, thotë se s’është koha për zgjedhje tani

Advertisement