Dark Mode Light Mode

Dora e hekurt e Agim Bahtirit: Ia qet drynin një mulliri, pasi kishte ngritur çmimin e miellit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri sot ka qëndruar në terren për të inspektuar bizneset në Komunën e Podujevës, ku si për qëllim ka pasur pasqyrën e këtyre bizneseve në raport me çmimet në këtë kohë krize. Ai ia ka mbyllur komplet veprimtarinë një mulliri i cili kishte vendosur që të ngrisë çmimin e miellit.

Ja postimi i plotë i Bahtrit

• Mbyllet mulliri në Zhabar të Mitrovicës për shkak të shtrenjtimit të miellit •
Në këtë kohë të gjendjes emergjente për shkak të koronavirusit COVID-19, askush nuk mund të përfitoj në kurriz të qytetarëve duke i shtrenjtuar çmimet, sidomos për produktet bazike ushqimore.

Advertisement


Pas ankesave të shumta të qytetarëve, sot Drejtoria e Inspeksionit ka mbyllur mullirin në Zhabar të Mitrovicës, pasi që ka rritur çmimin e miellit, duke shfrytëzuar situatën e krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19.
Inspektorët komunal kanë shqyrtuar ankesat e qytetarëve duke inspektuar këtë lokacion, ku kanë hasur në ngritjen e çmimit të miellit, i cili për 100 kg është shitur prej 50 deri 80 euro.
Komuna e Mitrovicës do të ketë zero tolerancë ndaj atyre bizneset që i ngritin çmimet në këtë gjendje të emergjencës.
Panik JO, KUJDES PO.
AB

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ten − ten =

Previous Post

Lekaj i ashpër me kryeministrin Kurti, ka një paralajmrim për të

Next Post

Dy raste me koronavirus në qytetin e Prishtinës jetojnë në lagjen Tokbashqe

Advertisement