Një tjetër rast shokues bëhet publike nga ngacmimet seksuale në Vetëvendosje. Një rrëfim vjen nga Donika Kadaj-Bujupi e cila rrëfen tmerrin e jetës që ka përjetuar për vite të tëra në parti.

“Sapo e kisha lënë Ramushin që ma bojke ‘Donikë femnat nuk janë për odë por veç për krevet’ edhe thash hajt po shkoj në VV”, nis rrëfimin D.K. e cila thotë se përkundër dëshirës që të shkojë në ndonjë parti më liberale të Kosovës, fati ka dashur që ajo të shkojë në VV.

Ja rrëfimi i saj:

“Me Albinin kalonim shumë mirë. Mirëpo, për shkak të kushteve të vështira ai detyrohej që të punonte edhe jashtë vendit, herë pas here”.

Pas disa muajve martesë, vërejta një sjellje jo normale të Dardanit. Kohë pas kohë më lëshonte ndonjë fjalë, që s’më dukej edhe shumë normale, mirëpo nuk i kushtoja shumë rëndësi.

Albini, detyrohet që të shkoj për të punuar, nga lart-poshtë.

Pa i bërë mirë një javë, Dardani më vardiset prapë. Derisa një natë më futet në zyre në gjysmë të natës, teksa punoja për Kosovën. Unë fillova të bërtas “Vetëvendosje” por ishin të gjithë në gjumë dhe nuk më dëgjoi kush. Ai më tha: Ku je moj lele kaçurrele.

Pas kësaj që më ndodhi atë natë mendoja të ikja, ose të bëja edhe më të keqen- vetëvrasjen. Dardani më kërcënoi se po t’ju tregoja, do të mi priste kaçurrelat.

Ai më ngacmoi edhe disa herë të tjera, duke më thënë “ti ha kaçurrelat”, “cka i ki tmira qeto kaçurrela” etj etj.

Jeta ime u bë e tmerrshme. Albini kthehej, rrinte disa kohë dhe prapë shkonte nga lart-poshtë. Por Albini filloi të vërente se nuk isha mirë. Në vazhdimësi më thoshte çka ke kështu, pse je kaq e thyer. Mendonte se mërzitesha pse ai rrinte shumicën e kohës me popull dhe larg meje…

Mirëpo, arsyeja ishte krejt tjetër. Dardani sërish vazhdonte njëjtë. Unë isha e pafuqishme që të bëja diçka…

Dhe një ditë, mora vendim që të ndahem edhe nga Albini, as pa i treguar arsyen e vërtetë, sepse e dija se do ta shkatërroja më në fund edhe atë, kur ta kuptonte se cila ishte arsyeja e vërtetë.

I thash që s’mund të jetoj më me të dhe kështu u ndava. Për disa vite jeta ime ishte në tmerr.

“Kurrë nuk mund ta harroj atë që kam përjetuar. Kurrë nuk kam pasur guximin që as ta lajmëroj policinë, e as t’i rrëfehem dikujt, sepse më dhimbsej burri, i cili ishte i pafajshëm. Thjesht, kjo ka qenë tronditja më e madhe e jetës sime”.

SHPËRNDAJE