Dark Mode Light Mode

Donika Kadaj-Bujupi: Me protesta mund ta ndalim “Klanin Pronto”

donnnPërgjimet, të cilat për çdo ditë po publikohen në media kanë shtyrë Lëvizjen Vetëvendosje që sërish të organizojë një konferencë për media me temën përgjimet e fundit.

Ylli Hoxha nga kjo Lëvizje tha se përgjimet që u publikuan dje dëshmojnë edhe një fakt sipas tij “shqetësues që ‘Klani Pronto’ ka shtuar kontrollin edhe ndaj Policisë së Kosovës”.

“Hierarkia është e qartë;  kriminelët e ‘Klanit Pronto’ janë edhe kryetar gjykatave edhe të prokurorive por edhe të televizionit publik. Mafiozët gjithmonë ushtrojnë më lehtë veprimtarinë kriminale kur kanë mbështetjen e Policisë”, tha Hoxha.

Advertisement

Ai tha se dorëheqja e Adem Grabovcit nuk mjafton por duhet mobilizim i qytetarëve që Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi të japin dorëheqje.

Në këtë konferencë anëtarja e Vetëvendosjes Donika Kadaj- Bujupi tha se me publikimin e përgjimeve të fundit  u konfirmua edhe manipulimi me veteranët.

“PDK dhe ‘Klani Pronto’ për interes të votave kanë abuzuar  me vlerat e veteranëve. Pasojat e këtij klani janë të mëdha për Kosovën. Ky është një krim që nis nga krerët e shtetit dhe nuk mjaftohet vetëm me një dorëheqje”, tha Kadaj-Bujupi.

Ajo ka ftuar qytetarët që më 1 shtator të mblidhen në sheshet e Prishtinës sepse siç tha ajo “kjo është mënyra e vetme që ta ndalim këtë klan”.

Ylli Hoxha beson se protestat e 1 shtatorit do ta ndalin ratifikimin e Demarkacionit pasi që sipas tij është dëshmuar se protestat e vitit që shkoi kanë penguar jetësimin e dy marrëveshjeve, ajo e Asociacionit dhe Demarkacionit.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + 15 =

Previous Post

Deputete serbe i bashkangjiten Thacit dhe Mustafes per te votuar Pro-Demarkacionin

Next Post

Klani “Pronto”&SHIK-u, të dyshuar për vrasjet e pasluftës

Advertisement