Dark Mode Light Mode

Ditë e xhuma: Shpallet i pafajshem imami i Prishtines prof.dr Shefqet Krasniqi, viktime e thashethemeve dhe islamofobisteve

Prishtine,m 23 mars -Nuk thone se koti “Allahu eshtë i madh, drejtesia vonon, por s’te humb”. Imami i xhamisë së madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është shpallur i pafajshëm dhe është liruar nga të tri akuzat që rëndonin mbi të nga Gjykata Themelore në Prishtinë, rapretrojne mediat boterore, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Dr.Shefqet Krasniqi: Shqiptarët shembull i tolerancës ndërfetare në Zvicër dhe Evropë”

Advertisement

Sipas aktakuzës veprën e shtytjes në kryerjen e veprave terroriste Krasniqi e kishte kryer nga viti 2013 deri në 2014.. Krasniqi akuzohej për shtytje për terrorizëm, nxitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatimi.

Imami i xhamisë së madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është shpallur i pafajshëm dhe është liruar nga të tri akuzat që rëndonin mbi të nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Analistet, njohes te mire te rrethanva dhe mentalitetit kosovar, pas lirimit te imamit nga Prishtina,  kane thene se Dr.Krasniqi ishte viktime e thashethemeve dhe islamofobisteve.

“Kemi thënë edhe gjatë seancave se këto kanë qenë tendenca politike që mbase dikujt i kanë konvenuar. Ka qenë një show, një skenar që i ka konvenuar dikujt. Megjithatë kjo nuk ka qenë deshtë të bëhet, pasi ne jemi vëllezër, si do që të jetë ka kaluar”, ka deklaruar imam Krasniqi në oborrin e Pallatit të Drejtësisë.

Krasniqi akuzohej për shtytje për terrorizëm, nxitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatimi. Sipas aktakuzës veprën e shtytjes në kryerjen e veprave terroriste Krasniqi e kishte kryer nga viti 2013 deri në 2014.

“Gjykata ka gjetur se nuk ka pasur prova të mjaftueshme për asnjë nga akuzat”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra.

Dr.Shefqet Krasniqi ne bisede e fundit mpër agejncine e lajmeve “Presheva Jonë” ishte shprehur ne ne nje kongres ne Zvicer se “shqiptarët shembull i tolerancës ndërfetare në Zvicër dhe Evropë”. Sipas imam Krasniqit “nëse do te ekzistonte një Çmim Nobel për tolerancë ndërfetare , ai duhet ti jepet shqiptareve në Ballkan, sepse padyshim këtë e meritojnë…”

 

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − 8 =

Previous Post

"Presheva Jonë": Me liberalizimin e vizave, rreth 500 mijë emigrantë mund të ikin nga Kosova, drejt vendeve të BE-së. Vetëm në Zvicër rreth 100 mijë...

Next Post

Brnabic per Kosovën: Ne nuk do të pranojmë një shtet tjetër në Serbi

Advertisement