Dark Mode Light Mode
Gaddafi nuk mendon ta ndal rezistencën
Diplomatë të Kongos në Serbi përfshihen në trafikim cigaresh
Manchester United në kërkim të Ozill

Diplomatë të Kongos në Serbi përfshihen në trafikim cigaresh

 

Ambasada e Kongos në Beograd ka konfirmuar se gruaja e këshilltarit në këtë ambasadë, Bombeto Paskaline Ester është arrestuar në kufirin në mes të Serbisë dhe Rumanisë për shkak të kontrabandimit të cigareve.

Policia rumune në Moravicë ka thyer dritaren në automjetin në të cilën gjendej Ester, sepse, vozitësi i saj, duke u thirrur në imunitetin diplomatik, për një orë nuk ka lejuar që të hapej dera e automjetit, në të cilin janë gjetur 18 mijë e 500 pako cigaresh.

Advertisement

Sipas Associated Press, policia rumune ka muaj të tërë që përcjellë lëvizjen e kësja veture, dhe sipas tyre, ajo ka hyrë në Rumani nga Serbia dy herë në javë, nganjëherë në përcjellje të diplomatëve të ambasadës së Kongos në Beograd.

Drejtoria për luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit ka marrë informacione nga shërbimet e fshehta për një rrjet të trafikimit të cigareve, i përbërë nga diplomatët serbë dhe rumunë.

Hetimet në Rumani tregojnë se kjo është hera e dhjetë që nga Serbia në këtë vend transportohen ilegalisht cigare me ndihmën e diplomatëve.

Hetuesit kanë urdhëruar paraburgim 24 orësh për gruan e këshilltarit të ambasadës së Kongos në Beograd, vozitësit të saj dhe dy shtetasve tjerë serbë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eleven + two =

Previous Post

Gaddafi nuk mendon ta ndal rezistencën

Next Post

Manchester United në kërkim të Ozill

Advertisement