Dark Mode Light Mode

Dimri i vështirë, ministrja Rizvanolli njofton për subvencionin për pajisje efiçente: Aplikoni sa më shpejt

Dimër i vështirë na pret sivjet. Këtë paralajmërim e ka dhënë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila sot e ka prezantuar një ekip në këtë dikaster, i cili ajo thotë se po merret me skemën e subvencionimit për pajisje efiçente.

Rizvanolli, përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë “sa më shpejt” dhe t’i respektojnë afatet.

“Ky është ekipi i Ministria e Ekonomisë që po punon me përkushtim maksimal për të realizuar skemën e subvencionit për pajisje efiçente. JU FALEMNDERIT! Ju lutem aplikoni sa më shpejt (edhe në fazën e 2-të) dhe respektoni afatet, në mënyrë që ekipi të mund të procesojë aplikimet me kohë!”, ka shkruar ministrja.

Advertisement

Subvencionimi i efiçiencës së energjisë përmes, sipas Ministrisë, do t’iu mundësojë qytetarëve që të blejnë pajisje me nivel të lartë të efiçiencës, që ndikojnë direkt në uljen e nivelit të shpenzimit të energjisë elektrike dhe kursimin e rrymës.

Thirrja e plotë: bit.ly/3AqR1Aa

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

11 − seven =

Previous Post

Duka porosi politikës në Kosovë: Tërhiquni me kohë nga ndërhyrjet komuniste në futboll, ose do të tërhiqeni me turp

Next Post

“Edukimi Seksual” si lëndë, shkollat fillore janë pro

Advertisement