Dark Mode Light Mode

Digjet vetura e një hetuesi policor në veri

Vetura e një polici hetues të Policisë së Kosovës, i nacionalitetit serb, është djegur në Mitrovicën e Veriut.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani i tha Gazetës Exress se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 05:00.

Nuk pati tjetër përveç dëmeve materiale të veturës “Dacia” me targa serbe, e cila u dogj tërësisht. Ajo ishte pronë e një polici hetues serb.

Advertisement

Njësitet e zjarrfikësve dolën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Elshani thotë se Policia po punon për t’i zbuluar rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eleven + 16 =

Previous Post

Tajvani goditet nga një tërmet i fuqishëm prej 7.4 ballë

Next Post

LDK e PDK thonë se Qeveria do të tërhiqet nga vendimi i dinarit: Në Bruksel janë diskutuar vetëm çështjet e brendshmeP

Advertisement