Dark Mode Light Mode

Deputetja boshnjake paralajmëron Kosovën: Jeni në rrezik nga Serbia

Serbia duket se do të shfrytëzojë çdo mënyrë që t`i realizojë planet e saj në Kosovë. Ardhja e një linje hekurudhore nga Beogradi në Mitrovicë, menjëherë pas arrestimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, është një hap tjetër që e shtyn Kosovën të mendojë më mirë se si të veprojë kundrejt Serbisë.

Përfaqësuesja e boshnjakëve në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se Kosova nuk duhet të lejojë që ta përsërisë historinë e Bosnjës.

Sipas saj, Bosnja tashmë gjendet në një situatë të tensionuar me Republikën Serbe dhe Milorad Dodikun në krye, andaj Serbisë nuk duhet t`i jepet drita e gjelbër për çdo veprim.

Advertisement

“Serbia ka një plan për Kosovën dhe ata provojnë t`i realizojnë në çdo mënyrë planet e tyre. Me thënë të drejtën, unë jam përfaqësuese e boshnjakëve dhe duke e parë se në çfarë gjendje është Bosnja, kam frikë për çdo gjë në Kosovë tash. Për shembull edhe arrestimi i zotit Haradinaj. Ne si shtet duhet të mendojmë pak më shumë për çdo hap që po e bëjmë sa i përket Serbisë. Në  Bosnje kemi një situatë kaotike me Republikën Serbe dhe Dodikun. Ka një tension shumë të madh. Kosova nuk duhet ta përsërisë historinë e Bosnjës”, është shprehur ajo.

Balje ka thënë se Serbia e shfrytëzon edhe Rusinë për t`i realizuar planet e saj. Kurse, është shprehur ajo, Beogradi tashmë ka ndikim tejet të keq në Kosovë.

“Influenca e Beogradit tani është shumë e keqe. Ata e kanë një plan dhe e shfrytëzon shumë Rusinë për këtë. Vërtetë duhet të ulemi dhe të mendojmë për çdo hap. Unë jam në kontakt vazhdimisht me politikanët në Bosnje. Unë nuk jam pro asaj që t`i jepet drita e gjelbër për çdo gjë Serbisë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Balje është shprehur se nuk beson që ky tren mund të aktivizohet nesër për shkak se është kohë shumë e shpejtë që ai të hyjë në funksion

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × 4 =

Previous Post

Isa Mustafa për të shpetuar, Preshevën e përdor si kartë të fundit. Dacic-Mustafa perqafohen ne Bruksel "grinden" nëpër media?!

Next Post

John McCain: "Putin është vrasës dhe kriminel"

Advertisement