Dark Mode Light Mode

Del Ponte nuk di për ekip hetimor rreth akuzave të Martyt

Beograd, 14 qershor – Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, ka deklaruar se askush nuk ka vënë kontakt me të rreth formimit të ekipit të ri 7-anëtarësh, i cili nën sqetullën e EULEX-it do të hulumtojë akuzat e Dick Martyt rreth tregtisë së organeve njerëzore në Kosovë.

Ajo ishte e befasuar kur dëgjoi informatën mbi formimin dhe konkursin për zgjedhjen e ekipit 7-anëtarësh, shkruan sot “Blic”.

“Për këtë nuk di asgjë, por duhet të presim që të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme”, ka thënë Del Ponte, duke shtuar se ajo është “vazhdimisht” e gatshme të marrë përsipër hetimin.

Advertisement

Gazeta pohon se jozyrtarisht ka marrë vesh se konkursi për zgjedhjen e ekipit 7-anëtarësh është mbyllur, dhe gjatë kësaj javë do të dihen emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që duhet të hetojnë sistemin e rrëmbimeve, vrasjeve dhe të stërshitjes së organeve, si dhe të përzierjen e kreut të UÇK-së në këto operacione.

Ekipi i ri i prokurorëve dhe i gjyqtarëve, shkruan “Blic”, do t’i bashkëngjitet ekipit tashmë të formuar të EULEX-it, i cili qysh në janar po zbaton një hetim preliminar.

Një pjesë e ekipit do të vendoset në Bruksel, e një pjesë në Prishtinë.

Zëdhënësja e ELUEX-it, Irina Guduljeviq, ka deklaruar se procesi do të zhvillohet nën juridiksionin e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, meqë Brukseli nuk mund të ketë juridiksion në Kosovë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × five =

Previous Post

Dëshmitari “X”: Limaj donte ta ekzekutonte Kuçin

Next Post

Kusari pro reciprocitetit me Serbinë

Advertisement