Dark Mode Light Mode

Cyrihu pranon të hapë qendër federale të azilit

Kjo qendër do të ndërtohej në regjionin Tösstal, në Schmidrüti, afër Turbenthalit

Qeveria e kantonit të Cyrihut është shprehur në favor të hapjes së një qendre azili të nivelit federal në këtë kanton. Kjo qendër do të ndërtohej në regjionin Tösstal, në Schmidrüti, afër Turbenthalit.

Enti Federal për Migracion ka vendosur që azilkërkuesit të strehohen në barakat ekzistuese që më parë kanë shërbyer për bazën ushtarake ajrore.

“Qeveria e Cyrihut tashmë ka marrë vendimin për një gjë të tillë” ka pohuar për “NZZ am Sonntag” kryetari i komunës së Turbenthalit, Georg Brunner.

Advertisement

Kantoni i Cyrihut pret që si kundërshpërblim për gatishmërinë e treguar, t`i zbritet kontingjenti i azilkërkuesve që duhet t`i strehojë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × 4 =

Previous Post

SKANDALOZE: Largohen familjarët dhe z.Rexhepi nga seanca e gjykimit të shqiptarëve nga Presheva në Beograd

Next Post

DEL PONTE e brengosur që s po mundet me ja "ngjit" kërkah Kosovës dhe po akuzon tjerët..

Advertisement