Dark Mode Light Mode

COVID-19 ‘goditi’ çmimet e futbollistëve: Rënie të madhe pësojnë edhe lojtarët e Kosovës

Transfermarkt të mërkurën ka publikuar vlerat e reja të futbollistëve, dhe shkaku i krizës së COVID-19, u vërejt një rënie e madhe.


Rënie kanë pësuar pothuajse të gjithë futbollistët, filluar nga Kylian Mbappe, Lionel Messi, Neymar dhe Cristiano Ronaldo.
 
Kjo rënie, ka prekur edhe futbollistët e Kosovës. Lajmi.net ka shikuar ndryshimet e vlerave, dhe ka vërejtur rënie të ‘Dardanët’.

Milot Rashica, lojtari më i vlefshëm i Kosovës, ka pësuar rënie prej 7 milionë euro. Nga ish vlera prej 35 milionë euro, tani ylli i Werder, vlen 28 milionë euro në Transfermarkt, përcjell lajmi.net.

Vedat Muriqi tani vlen 9.5 milionë euro, dhe vlera e tij para COVID-19 ka qenë 12 milionë euro. Rënie kanë pësuar edhe futbollistët e tjerë.

Advertisement

Milot Rashica| Nga 35 milionë në 28 milionë euro

Vedat Muriqi| Nga 12 milionë euro në 9.5

Amir Rrahmani| Nga 12 milionë euro në 9.5 milionë euro

Valon Berisha| Nga 5 milionë euro në 4 milionë euro.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × three =

Previous Post

“Ronaldo e ka lënë derën hapur për t’u kthyer te Real Madrid”<br><br>

Next Post

SHBA: Paketa lehtësuese edhe për bizneset e komunitetit shqiptar<br><br>

Advertisement