Dark Mode Light Mode

Capital T bashkëpunon me producentët e Pop Smoke për projektin e ri.

Kënga e fundit e Capital T e titulluar Valle përmban dhe paraqet shumë elemente tradicionale Shqipëtare në mënyrë të modernizuar nga vet Artisti. Pas disa postimeve ne rrjetet social pas publikimit te projektit është mësuar se Alau dhe EliWtf të njohur si TrapHouseMob janë producentët e këngës Dior nga Pop Smoke.

Capital T ka postuar ne Instagram muaj më parë fotografi duke bërë shopping me producentët gjatë kohës kur ishte në Amerikë dhe po të njejtat foto po qarkullojnë në rrjetet sociale dje dhe sot.

Advertisement

Producenti i këngës Valle është shprehur se nuk ka pasur durim për publikimin e këtij projekti të realizuar në Mars të këtij viti. Me këtë fakt kuptojmë se Capital T ka arritur të sjellë kualitet të lartë në industrinë e muzikës, duke praktikuar instrumente dhe melodi tradicionale në një frymë të re muzikore.

Poashtu, Capital T ka para lajmëruar një EP në këngën e fundit por data e lansimit nuk dihet ende.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × three =

Previous Post

Liderët botërorë rikthehen në OKB me fokus në pandemi dhe klimë

Next Post

Preshevarët të mllefosur nga Albin Kurti, duam të vijmë në Republikën e Kosovës, jo Republikën e Sfeclës

Advertisement