Dark Mode Light Mode
Sulmi i SHBA-ve në Siri: Këshilli i Sigurisë mblidhet të premten. Regimet botërore..
Bushati: Shqipëria mbështet fuqishëm reagimin e vendosur të SHBA-ve, përmes sulmit raketor mbi objektivat ushtarakë sirianë
Në Preshevë mbyllen klasët me nxënës shqiptare, hapen klasë me nxënës nga Afganistani?!

Bushati: Shqipëria mbështet fuqishëm reagimin e vendosur të SHBA-ve, përmes sulmit raketor mbi objektivat ushtarakë sirianë

By

TIRANE, 7 Prill/ATSH/- Në vijim të përdorimit, më datë 5 prill 2017, të armëve kimike në provincën veri-perëndimore të Idlibit në Siri, ku mbeten të vrarë dhjetëra persona, përfshirë shumë fëmijë, si edhe qindra të plagosur, Shtetet e Bashkuara ndërmorën sot bombardime ndaj aeroportit Shayrat, në Siri.

Shqipëria mbështet fuqishëm reagimin e shpejtë e të vendosur të SHBA-ve, përmes sulmit raketor mbi objektivat ushtarakë sirianë.

Advertisement

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, theksoi më herët se “këto sulme ajrore janë të nevojshme dhe një përgjigje vendimtare e administratës amerikane ndaj këtij sulmi barbar të kryer nga regjimi i Asadit”.

Në njoftimin për shtyp të MPJ-së theksohet se “Shqipëria u bashkohet deklaratave të NATO-s dhe BE-së, të cilat dënojnë përdorimin e përsëritur të armëve kimike nga Siria, në shkelje të konventave dhe detyrimeve ndërkombëtare. Përdorimi i armëve apo substancave kimike është i papranueshëm, përbën krim lufte dhe shkaktarët duhet të mbajnë përgjegjësi”./a.g/

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eleven − 4 =

Previous Post

Sulmi i SHBA-ve në Siri: Këshilli i Sigurisë mblidhet të premten. Regimet botërore..

Next Post

Në Preshevë mbyllen klasët me nxënës shqiptare, hapen klasë me nxënës nga Afganistani?!

Advertisement