Dark Mode Light Mode

Blaka për zyrtarin e VV-së: Je leninist, të ricikloi Kosova

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, ka deklaruar se Kosova është shndërruar në ricikluese të figurave leniniste.
Blaka ka reaguar në Facebook pas shkrimit ofendues kundër Haradinajt, të kandidatit për deputet të VV-së Hysamedin Feraj. Blaka tha se Feraj vazhdimisht ka nxitur përçarje e vëllavrasje.
“Dikur punëtor i Institutit Marksist-Leninist, më pas aktivist “konservativ” dhe “monarkist”. Autori i “Skicës së mendimit…”, prej se e ka zbuluar fytyrën e tij të vërtetë, ka luajtur vetëm një rol: nxitjen e përçarjes dhe vëllavrasjes.”, ka shkruar Blaka.
Blaka ka thënë se Feraj është i trajnuar mirë për të ndjekur “liderin” deri në servilizëm dhe se nuk është i vetmi që ka nxitur përçarjen.
“Jo i vetmi i sojit të tij që paralajmëronte “përplasje qytetare” term i zbutur për luftën civile”, ka shkruar Blaka.
“Fatkeqësisht Kosova është shndërruar në ricikluese të figurave leniniste”, e mbyll Blaka shkrimin e tij.
Ndryshe, Hysamedin Feraj njihet si personazh kontravers, pasi që formimi i tij politik ka ndodhur në Institutin Marksist-Leninist të Tiranës, ndërsa pas rënies së komunizmit u bë nënkryetar i partisë së “Rimëkëmbjes”, parti e cila përkrahte politika të djathta dhe po ashtu kthimin e monarkisë.
Pas vitit 2008, Feraj bashkohet me Vetëvendosjen, një lëvizje e së majtës ekstreme dhe njihet si njeri i parë që ka nxitur tema kundër heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si dhe ka paralajmëruar disa herë nëpër shkrimet e tij se do të ketë “përplasje qytetare” në Kosovë. I njëjti edhe pse kishte proklamuar për shumë vite “bashkimin kombëtar” ka sulmuar ashpër luftën e UÇK-së dhe bartësit e saj.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

8 + 10 =

Previous Post

Azemi i AAK-së: Qeveria po mbrohet nga horrat dhe mercenarët

Next Post

Memli Krasniqi falënderon SHBA-të për ndihmën me vaksina - fton

Advertisement