Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet ndaj biznesmenit nga Kosova Aziz Kelmendi, i cili akuzohet për vrasje nga pakujdesia të ish-të dashurës së tij, Emmy, njofton Balkanweb. Në dosjen e prokurorisë thuhet se biznesmeni dhe këngëtarja kanë pasur një lidhje intime dhe pasi janë ndarë kanë lindur mosmarrëveshjet mes tyre. Prokurori Ervin Karanxha, pas shumë hetimesh, ka arritur në konkluzionin se biznesmeni kosovar nuk ka pasur qëllim ta vrasë këngëtaren, por vdekja e saj pas përplasjes nga makina ka ardhur si pasojë e pakujdesisë. Aziz Kelmendi do të ulet tashmë në bankën e të akuzuarve për të dhënë llogari për krimin e kryer. Në gjyqin ndaj tij do të dëshmojnë dhjetëra persona, mes tyre dhe këngëtarë të njohur, miq të Emmyt.

SHPËRNDAJE