Dark Mode Light Mode

Berlusconi, i kënaqur me Milanin

Pas fitores së Milanit ndaj Bate Borisov në Ligën e Kampioneve, Silvio Berlusconi ka mbetur shumë i kënaqur nga ekipi i tij.

http://www.botasot.info/img/berlusconi2.jpgPadroni kuqezi dhe kryeministri italian është shprehur shumë optimist: “E patë çfarë Milani? Kur të kthehen Pato e Seedorf do të bëhemi të pathyeshëm”, komentoi Berlusconi në një mbledhje të partisë së tij.

Të njëjtin mendim ndan edhe administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani: “Kemi pasur shumë të dëmtuar në fillim të sezonit, por me rikthimin e të gjithë lojtarëve jemi kompetitivë në Ligën e Kampioneve dhe në Serinë A. Jemi në gjendje të zhvillojmë një sezon të mirë sepse kemi një nga organikat më të mira të Europës.”

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × 5 =

Previous Post

Stadiumi i ri Juventusit rrezikon shembjen?

Next Post

Berna demanton disa media në Kosovë reth vendimit të Gjykatës Federale për cështjen e pensionistëve

Advertisement