Dark Mode Light Mode
Janë shqetësimet lidhur me recesionin ato që e rrëzuan monedhën e përbashkët europiane. Sidomos rreziku i ndalimit të gazit u ka ngjallur frikën tregjeve financiare, dhe që nga e hëna (11.07) ndërprerja e gazit është bërë realitet. Ky ndalim do i zinte frymën koniunnkturës në Gjermani dhe në Europë. “Gjendja është ende e mirë, por ajo është delikate”, tha Ulrich Leuchtmann, ekspert i valutave në radion gjermane, Deutschlandfunk. A sjell barazvlefshmëria përfitime? Një monedhë e dobët mund të sjellë edhe përfitime, ajo ndihmon ndërmarrjet e eksportit. Sepse në fund të fundit mallrat vendase do të ishin më të lira për vendet e tjera, kështu që do të rriteshin shitjet. Njëkohësisht jashtë vendit eksportohet edhe fuqia blerëse, e cila mund të blejë më lirë mallrat gjermane dhe europiane. Por një përfitim i tillë për ndërmarrjet vendase eksportuese ekziston sa kohë që ndërmarrjet gjermane i prodhojnë mallrat krejtësisht në Gjermani ose në zonën e euros dhe pastaj i eksportojnë në vendet e tjera, thotë Sonja Marten, eksperte e valutave në Bankën DZ: “Kur prodhimet gjysmë të gatshme merren nga vendet e tjera që nuk janë anëtare të BE-së, ose kur prodhohen me shumë energji, atëherë kjo llogari nuk del më me fitim,” mendon ajo dhe kujton se sidomos prodhimet energjetike llogariten me dollarë. Inflacioni i bën presion euros Çmimet në rritje të energjisë kanë qenë një nga arsyet kryesore për bilancin negativ të tregtisë së jashtme gjermane në muajin qershor, gjë që bën që të importohet më shumë se sa të eksportohet, pra edhe gaz dhe naftë. Çmimet e larta të importit sidomos të energjisë nxisin inflacionin. Dhe kjo nuk i pëlqen Bankës Qendrore Europiane. Sepse ajo do që duke bërë rritjen e planifikuar të përqindjeve të interesit të kundërveprojë ndaj shtrenjtimit të madh. Por njëkohësisht ajo nuk do të ta bëjë këtë sa më shpejt, sepse ekziston rreziku i ndrydhjes së koniunkturës. Prandaj Marten hamendëson, se “ajo mund të përpiqet fillimisht të ndërhyjë verbalisht”. Por nga përvoja dihet se kjo gjë tërheq spekulantët, të cilët brenda disa ditësh mund ta ulnin sërish kursin e euros. Por luhatjet në rënie të ditëve të fundit janë të pazakonta: “Kjo tregon për nervozitetin e tregjeve,” thotë Marten. Prandaj ajo nuk e përjashton mundësinë e barazimit të euros me dollarin ose rritjen afatshkurtër të vlerës së euros edhe nën këtë kufi. Frikë transatlantike recesioni Që euro është kaq e dobët kundrejt dollarit ka gjithnjë të bëjë edhe me vlerësimin e monedhës amerikane. “Banka kombëtare e SHBA-së Fed, është sërish duke vendosur ritmin,” shpjegon ish krye-ekonomi i Allianz-ës, Michael Heise. Ajo lufton kështu inflacionin dhe ka filluar të rrisë normat e interesit. Kjo frikësoi gjatë kësaj faze bursat, të cilat tremben nga recesioni në SHBA, thotë Marten. Por tani sytë janë hedhur drejt Europës: Sepse nëse bie ekonomia në SHBA, atëherë recesioni do të prekë edhe Europën. Euro është vlerësuar nën vlerën e saj Ndërkohë tregjet financiare i bëjnë llogaritjet me mënyrën e kujdesshme të Fed, vëren Michael Heise, i cili është tani krye-ekonomist i HQ Trust. Nëse Banka Qendrore Europiane do të bëjë tani hapin e parë në lidhje me normat e interesit dhe pastaj do të hedhë hapat e tjerë duke rritur normën e interesit mbase më shumë se sa është menduar deri tani, atëherë kjo mund të ndihmonte sërish kursin e euros, mendon ai. Atëherë euro mund të arrijë shpejt tek 1,10 dollarë ose ndoshta edhe më shumë. Ai mendon se fuqia blerëse e dollarit është aktualisht e mbivlerësuar. Tregjet janë shumë nervoze edhe për shkak të pasigurisë. Nëse gazi do të vazhdojë të rrjedhë nga Rusia, atëherë kjo do t’i vinte në ndihmë edhe euros, shpreson Ulrich Leuchtmann nga banka Commerzbank. “Një kurs kaq i ulët i euros nuk është i justifikuar.” DW
Berisha zotohet publikisht: I them lamtumirë politikës nëse më del një fakt kundër meje
Shkupi e mëson kundërshtarin për raundin e tretë në Ligën e Evropës, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Sali Berisha e ka përsëritur edhe një herë mbrëmjen e së martës se nëse del qoftë edhe një fakt nga akuzat që SHBA ka bërë për shpalljen “non grata”, do të largohet nga politika. Komentet kreu i Partisë Demokratike i bërë në një takim të hapur me intelektualë mbi problematikat që hasin sektorë të ndryshëm në vend.

“Me 20 maj të 2021, unë në një sallë në këtë hotel kam dalë, s’kisha menduar kurrë se do të sfidoja ndonjëherë sekretarin e SHBA, kurrë, por m.q.s ai kishte firmosur një akt në të cilën unë kisha bindjen absolute se nuk qëndronte asnjë fakt, dola dhe i thashë paraqit çdo fakt, përndryshe do të shkoj në gjykatë. Do shkoj në gjykatë se nuk ke, nuk mund të gjesh dhe s’do të gjesh kurrë asnjë fakt për mua dhe as për fëmijët e mi. Unë kam qenë i këtij kodi dhe sot pas 15 muajsh më gjithë check up-in universal, se kam edhe unë miqtë e mi, kanë gjetur zero. Megjithatë unë vazhdoj të them, një fakt të vetëm po sollët unë i them mirupafshim politikës dhe çdo vendim tjetër. Por, të pranoj një të pavërtetë për të vërtetë, kurrë. E ka thënë Galileo dhe s’mund ta bëjë njeriu i qytetëruar kurrë.”

Po ashtu, Berisha bëri thirrje që qytetarët të përgatiten për një referendum. Sipas tij, është e rëndësishme që të gjithë të angazhohen e të punojnë të bëhen ndryshimet që duhen.

Advertisement

Të gjithë ne duhet të përgatitemi për një referendum. Se një parti fiton zgjedhjet, një kryeministër hipën në timon, kushtetuta mbetet siç është, ligjet mbeten siç janë, dhe vjen tjetri që bën këto që po bën. Ka një rëndësi të jashtëzakonshme themelore të angazhohemi dhe të punojmë që me demokracinë direkte ne të bëjmë ndryshimet që duhen. /abcnews.al

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

16 + 11 =

Previous Post

Janë shqetësimet lidhur me recesionin ato që e rrëzuan monedhën e përbashkët europiane. Sidomos rreziku i ndalimit të gazit u ka ngjallur frikën tregjeve financiare, dhe që nga e hëna (11.07) ndërprerja e gazit është bërë realitet. Ky ndalim do i zinte frymën koniunnkturës në Gjermani dhe në Europë. “Gjendja është ende e mirë, por ajo është delikate”, tha Ulrich Leuchtmann, ekspert i valutave në radion gjermane, Deutschlandfunk. A sjell barazvlefshmëria përfitime? Një monedhë e dobët mund të sjellë edhe përfitime, ajo ndihmon ndërmarrjet e eksportit. Sepse në fund të fundit mallrat vendase do të ishin më të lira për vendet e tjera, kështu që do të rriteshin shitjet. Njëkohësisht jashtë vendit eksportohet edhe fuqia blerëse, e cila mund të blejë më lirë mallrat gjermane dhe europiane. Por një përfitim i tillë për ndërmarrjet vendase eksportuese ekziston sa kohë që ndërmarrjet gjermane i prodhojnë mallrat krejtësisht në Gjermani ose në zonën e euros dhe pastaj i eksportojnë në vendet e tjera, thotë Sonja Marten, eksperte e valutave në Bankën DZ: “Kur prodhimet gjysmë të gatshme merren nga vendet e tjera që nuk janë anëtare të BE-së, ose kur prodhohen me shumë energji, atëherë kjo llogari nuk del më me fitim,” mendon ajo dhe kujton se sidomos prodhimet energjetike llogariten me dollarë. Inflacioni i bën presion euros Çmimet në rritje të energjisë kanë qenë një nga arsyet kryesore për bilancin negativ të tregtisë së jashtme gjermane në muajin qershor, gjë që bën që të importohet më shumë se sa të eksportohet, pra edhe gaz dhe naftë. Çmimet e larta të importit sidomos të energjisë nxisin inflacionin. Dhe kjo nuk i pëlqen Bankës Qendrore Europiane. Sepse ajo do që duke bërë rritjen e planifikuar të përqindjeve të interesit të kundërveprojë ndaj shtrenjtimit të madh. Por njëkohësisht ajo nuk do të ta bëjë këtë sa më shpejt, sepse ekziston rreziku i ndrydhjes së koniunkturës. Prandaj Marten hamendëson, se “ajo mund të përpiqet fillimisht të ndërhyjë verbalisht”. Por nga përvoja dihet se kjo gjë tërheq spekulantët, të cilët brenda disa ditësh mund ta ulnin sërish kursin e euros. Por luhatjet në rënie të ditëve të fundit janë të pazakonta: “Kjo tregon për nervozitetin e tregjeve,” thotë Marten. Prandaj ajo nuk e përjashton mundësinë e barazimit të euros me dollarin ose rritjen afatshkurtër të vlerës së euros edhe nën këtë kufi. Frikë transatlantike recesioni Që euro është kaq e dobët kundrejt dollarit ka gjithnjë të bëjë edhe me vlerësimin e monedhës amerikane. “Banka kombëtare e SHBA-së Fed, është sërish duke vendosur ritmin,” shpjegon ish krye-ekonomi i Allianz-ës, Michael Heise. Ajo lufton kështu inflacionin dhe ka filluar të rrisë normat e interesit. Kjo frikësoi gjatë kësaj faze bursat, të cilat tremben nga recesioni në SHBA, thotë Marten. Por tani sytë janë hedhur drejt Europës: Sepse nëse bie ekonomia në SHBA, atëherë recesioni do të prekë edhe Europën. Euro është vlerësuar nën vlerën e saj Ndërkohë tregjet financiare i bëjnë llogaritjet me mënyrën e kujdesshme të Fed, vëren Michael Heise, i cili është tani krye-ekonomist i HQ Trust. Nëse Banka Qendrore Europiane do të bëjë tani hapin e parë në lidhje me normat e interesit dhe pastaj do të hedhë hapat e tjerë duke rritur normën e interesit mbase më shumë se sa është menduar deri tani, atëherë kjo mund të ndihmonte sërish kursin e euros, mendon ai. Atëherë euro mund të arrijë shpejt tek 1,10 dollarë ose ndoshta edhe më shumë. Ai mendon se fuqia blerëse e dollarit është aktualisht e mbivlerësuar. Tregjet janë shumë nervoze edhe për shkak të pasigurisë. Nëse gazi do të vazhdojë të rrjedhë nga Rusia, atëherë kjo do t’i vinte në ndihmë edhe euros, shpreson Ulrich Leuchtmann nga banka Commerzbank. “Një kurs kaq i ulët i euros nuk është i justifikuar.” DW

Next Post