Dark Mode Light Mode

Bazeli dhe Shaqiri i gëzohet fitores

Xherdan Shaqiri ka qenë i vetmi futbollist shqiptar që është paraqitur titullar me Baselin. Ai me skuadra e tij shënuan fitore me rezultat 2:0 në përballje me Xamax-in. Futbollistët e Baselit luajtën më mirë, patën iniciativën në fushë dhe krijuan më shumë raste, si rezultat i kësaj tundën dy herë portën e rivalit. Shaqiri ka luajtur deri në minutën e 78-të, por që ka treguar angazhim të pashoq në fushë. Kjo është fitorja e parë e Baselit, e cila skuadër pas javës së dytë të elitës zvicerane është ngjitur ne vendin e dytë me katër pikë të tubuara. Granit Xhaka mungon për shkak të lëndimit, kurse Taulant Xhaka nuk ka qenë as në bankë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × 4 =

Previous Post

Norvegji, 32-vjecari: Kam bashkëpunëtorë

Next Post

Nuk e ka problem të provokoj me trupin e saj

Advertisement