Dark Mode Light Mode

Aziz Salihu: Gati pësova infarkt kur Kosova u pranua në UEFA

aziz-salihu-ultimatum-shtetit_hdNga gëzimi që Kosova u pranua në UEFA, legjenda e boksit tha se gati ka pësuar infarkt. Ai thotë se sporti kosovar do t’i bëjë të gjitha vendet që ta pranojnë Kosovën si shtet.

Legjenda kosovare e boksit, Aziz Salihu, është i lumtur që Kosova çau murin izolues në futboll.

Në ditën kur UEFA e pranoi Kosovën, bartësi i medaljes olimpike në boks tha për kallxo.com se ky është një sukses historik i Kosovës.

“Për pak kesh t’u marrë infarkt. Me të vërtetë është kënaqësi e madhe që p’i shohin edhe Qeveria se çka do të thotë sporti”, tha Aziz Salihu.

Advertisement

Ai shtoi se sporti është ambasadori më i mirë për Kosovën.

“Sporti është një ambasador. Kjo ka qenë një gjë që me të vërtetë është kënaqësi, dhe nuk zë besë se një shqiptarë sot është mërzitur. Kënaqësia më e madhe e jemja është bërë kjo që u pranu Federata e Futbollit, se futbolli është emër botëror”, shtoi Salihu.

Ish- boksieri shtoi se politika qeverisëse në Kosovë nuk ekziston por sporti dëshmoi se ekziston dhe sportistët e kanë dëshmuar dhe kanë arritur qëllimin dhe kanë fituar atë që Kosova e meriton.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 + 14 =

Previous Post

Kryetari i Federatës Çeke: Një biznesmen nga Kumanova më bindi të votoj për Kosovën (Foto)

Next Post

PROGRES-i Evropian nesër në Preshevë: „Idea jote- mbështetja jonë“ – si të fillojnë biznesin të rinjtë"

Advertisement