Dark Mode Light Mode

“Azem Syla, daja i Hashim Thaçit, e dosti i Kadri Veselit, soji i mafias së Kosovës”

Sot mediat zvicerane Rundschau” dhe televizioni zviceran “SRF”, duke u mbështetur te burimet e tyre, kanë shkruar se ish-pjesëtari i UÇK-së Azem Syla ka keqpërdorur paratë e ndihmave sociale në Zvicër për organizatën e tij kriminale.

Azem Syla ka qenë shef gjeneral i UÇK dhe deputet në Kosovë, i cili momentalisht ndodhet në burg. “Ai ka grumbulluar 450.000 euro, të marra nga sistemi social zviceran. Sipas gjasave kjo shumë është përdorur për të financuar aktivitetet në organizatën e tij kriminale në Kosovë,” përcjell botasot.info, lajmin në gjuhën gjermane. Sipas Eulexit ai ka punuar në prapaskenë për t’i fshehur gjurmët.

Gjithashtu edhe Prokuroria e Solothurnit kishte ngritur procedurë penale kundrejt Sylës në 2014 për shkak të ndihmave sociale. Tani është e qartë për hetimet e Eulex: Syla duhet ti ketë menaxhuar paratë përmes një personi tjetër, por është e rrallë, që një person aq me ndikim në Zvicër të vlejë si i sëmurë psiqik.

Advertisement

Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe opinionisti Nexhat Haziri. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Azem Syla, është “soji i koalicionit të vrasësve  PDK, AAK dhe NISMA, siç e ka quajtur ai  “mafia e Kosovës”, përcjell Bota sot.

“Daja I Hashim Thacit, e dosti i Kadri Veselit, soji I koalicionit te vrasesve PDK, AAK dhe NISMA ( Mafia kosovare) “Heroi i UÇK-së, Azem Syla duket të ketë vënë në organizatën e tij kriminele paratë nga ndihmat sociale të marra në Solothurn (kantoni zviceran ku ai ka jetuar). Ai ka marrë ndihma sociale në Kantonin e Solothurnit ndërsa në Kosovë në vitin 1999 ka qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare UÇK dhe më vonë edhe deputet”, thuhet në artikullin e mediave zvicerane”, ka shkruar Haziri./BS

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one + 16 =

Previous Post

Arrestime edhe në Preshevë. BIA dhe policia arreston 72 persona, në mesin e tyre edhe kryetar komunash

Next Post

Nis procesi gjyqesor ndaj preshevarëve për aksidentin me Passat. Atë ditë gjetën vdekjen katër emigrantë

Advertisement