Dark Mode Light Mode
Bunjaki flet për Xhakën e Shaqirin pas pranimit të Kosovës në UEFA
Mediat serbe: Crvena Zvezda kundër Gllogovcit, Partizani kundër Prishtinës? A do t’i lejojë UEFA këto ndeshje
Maqedoni - Shtrejtohen karburantet

Mediat serbe: Crvena Zvezda kundër Gllogovcit, Partizani kundër Prishtinës? A do t’i lejojë UEFA këto ndeshje

stadion-adem-jasari-kosovska-mitrovica-fk-crvena-zvezda-fk-partizan-kf-feronikeli-kf-hajvalia-620x350_1462283496-3173034Mediat serbe gjatë ditës së sotme kanë mbushur portalet e tyre me shkrime për pranimin e Kosovës në UEFA. Ndër shkrimet e fundit të tyre është se a do të luajë tani ekipi serb Crvena Zvezda kundër Gllogovcit ose ekipi i Partizanit kundër Prishtinës.

Ata kanë shkruar se tani mbetet të shihet nëse ekipi serb, Partizan do të luajë kundër Kosovës.

“Vendimi skandaloz i UEFA’s, ka shpallur Federatën e vetëquajtur të Futbollit të Kosovës, nën krahun e tij si anëtare e plotë. Ky vendim do të shkaktojë çrregullime të mëdha në futbollin europian”, shkruan telegraf.rs, transmeton Gazeta Express.

Ata gjithashtu kanë ngritur shqetësime se ky vendim mund të jetë si shtyse për Kataloninë dhe Krimenë një ditë, që ata ta bëjnë të njëjtën gjë, të aplikojnë në mënyrë të pavarur e të veprojnë nën flamurin e organizatës europiane të futbollit, ashtu siç ka bërë Kosova kësaj radhe, shkruan telegraf.rs.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × four =

Previous Post

Bunjaki flet për Xhakën e Shaqirin pas pranimit të Kosovës në UEFA

Next Post

Maqedoni - Shtrejtohen karburantet

Advertisement