Dark Mode Light Mode

ARRSH: Shmangni qarkullimin në Rrugën e Kombit, ka reshje të dendura dëbore

 

ARRSH: Shmangni qarkullimin në Rrugën e Kombit, ka reshje të dendura dëbore

Advertisement

ARRSH: Kujdes me lëvizjen e mjeteve, këshillohet përdorimi i zinxhirëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të evitojnë udhëtimin në Rrugën e Kombit.

 

Përmes një njoftimi për shtyp, ARRSH njofton se në këtë aks rrugor ka reshje të dendura dëbore dhe qarkullimi është vështirësuar si pasojë e akullit dhe borës.

 

Sipas ARRSH-së “pjesa më e vështirë është sidomos pas tunelit të Thirrës”.

 

“Kontraktorët janë duke punuar për të kthyer normalitetin. Këshillohet të bëhet kujdes dhe të përdoren zinxhirët. Të evitohet sa më shumë përdorimi i këtij aksi gjatë orëve të natës dhe po ashtu drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirët”, thuhet në njoftim.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 + 8 =

Previous Post

Këto janë këngëtarët më seksi në botë, në mesin e tyre edhe tri shqiptare

Next Post

Anita e fyen rëndë Editen dhe Enverin, fëmijët po i gënjen për Ramushin

Advertisement