Dark Mode Light Mode

Futbollisti nga Presheva Arbnor Sefiu premton gola tek klubi i ri Partizani i Tiranës

Arbnor Sefiu i datlindjes 21.02.1993 (19 vjeçar) këtë stinorë i është bashkangjitur skuadrës shqiptare Partizanit (Tiranë) e cila është skuadra më e trofeshme në vend. Klubi futbollistik Partizani aktualishtë garon në kategorinë e parë shqiptare me tendecë që në stinorin e ardhshëm të jetë pjesë e superiores ku edhe i takon.

1 shtator /Presheva Jonë

Nëntëmbëdhjet vjeçari nga Presheva javën që lam pas ka udhëtuar për në Tiranë ku është takuar me drejtuesit e klubit ku ishte i shoqëruar nga traineri z.Sedat Pajaziti me të cilin ka punuar vitet e fundit dhe i cili e ka udhëzuar që të testohet në klubin në fjalë dhe ne proven 5 diteshe bindi trenerin dhe drejtuesit e klubit qe te jet pjese ketij klubi. “Për të arritur deri në këtë pikë mund të them se nuk ka qenë një punë edhe aq e lehtë pasi që ndër vite i nënshtrohem një regjimi të rrept stërvitjesh intensive bashkë me klubin e “Tërnocit” të cilët më kanë dhënë një përkrahje
Arbnori klubit shqiptarë do ti bashkangjitet në fillim të këtij sezoni ku edhe shpreson se shumë shpejt do të bëhet pjesë e formacionit bazë (startues) qka e ka edhe synim kryesorë aktual për tu arritur. “Jam i kënaqur që jam bërë pjesë e një klubit të rëndësishëm siq është K.F.Parzitani, normal që ndie privilegj që po më besohet një përgjegjsi e madhë siq është ajo e shënimit të golave, pasi që loja ime kryesishtë zhvillohet në sulm. Synimi im i ardhshëm të cilin shpresoj që së shpejti ta arrij është ajo që të bëhem pjesë e shpresave të kombëtares shqiptare (u21)” tha për fund për Agjencinë Informative Kombëtare “Presheva Jonë” Arbnor Sefiu të cilit i urojmë suksese dhe shumë gola. Pune të madhe ka bërë traineri z.Pajaziti i cili ka bërë të pamundurën që unë të arrij këtu ku jam,por edhe tash që jam bërë pjesë e K.F.Partizanit mund të them lirishtë se ai ka meritata më të mëdha për këtë transfer” tha Arbnor Sefiu gjatë bisedës që zhvilluar.

Advertisement

View Comments (1) View Comments (1)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

thirteen − eight =

Previous Post

Kosova ka vulosur nbi 7000 mijë pasaporta të Serbisë me Republika e Kosovës !

Next Post

Kosova nuk njeh patent shoferin e Serbisë, shërbehuni me ato të Republikës së Kosovës !

Advertisement