Dark Mode Light Mode

AI kritikon Ukrainën për keqtrajtimin e të burgosurve

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI), u ka bërë thirrje autoriteteve ukrainase që t’i japin fund rrahjeve, keqtrajtimeve dhe zhvatjeve të të burgosurve nga policia.

Përmes një raporti të publikuar gjatë së mërkurës, organizata tha se qindra-mijëra ukrainas keqtrajtohen nga policia gjatë kohës kur mbahen të burgosur.

Amnesty International (AI) i kërkoi qeverisë që të themelojë një agjenci të pavarur për të hetuar krime të tilla.

Advertisement

Zëdhënësja e ministrisë së brendshme të Ukrainës, Viktoria Kushnir, tha se qeveria do ta studiojë raportin e publikuar, por nuk dha detaje të tjera.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × 2 =

Previous Post

KE: 'Maqedonia e gatshme për të nisur negociatat me BE'

Next Post

Xho Bajden: Irani do të jap përgjegjësi

Advertisement