Dark Mode Light Mode

AHMETI: Dick Marty fatkeqësisht është i manipuluar

tetovë, 17 dhjetor (AIK-Presheva Jonë)

Ahmeti: Raporti i Dik Martit, i ndikuar politikisht

“ Për fat të keq, ky propozim- raport, në vend të fakteve, portretizon një të vërtetë të ndikuar politikisht. Si i tillë, ky dokument nuk e meriton miratimin nga ana e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, vlerëson kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e ka quajtur tendencioz propozim-raportin për Kosovën të përgatitur nga raportuesi i Këshillit të Evropës, deputeti zvicerian Dik Marti.

“Raporti bart në vete tendencën e rrezikshme për të barazuar viktimat me përdhunuesit në njërin nga konfliktet më të ashpra në territorin e Evropës, i cili ka përfshirë vrasje të organizuara, pastrim etnik sistematik të vendbanimeve dhe fushata gjenocidale të sponsorizuara nga zyrtarët e regjimit famëkeq të Sllobodan Millosheviqit”, thuhet në reagimin e Ahmetit. Sipas tij, raporti është plotësisht i njëanshëm dhe aspak i balancuar.

Advertisement

“ Për fat të keq, ky propozim- raport, në vend të fakteve, portretizon një të vërtetë të ndikuar politikisht. Si i tillë, ky dokument nuk e meriton miratimin nga ana e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, vlerëson kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 5 =

Previous Post

RAMA: Dik Marti, një sharlatan

Next Post

Prukurori serb Vukçeviq: Ne kemi furnizuar me informacone Dick marty

Advertisement