Dark Mode Light Mode

Ademi takon holomogun e tij ukrainas, i ofron mbështetje të parezervë

I pari i Federates se Futbollit te Kosoves, z. Agim Ademi i cili ndodhet per te percjelle nga afer finalen e futbollit te femrave per shtete, nder te tjere ka takuar edhe homologun e tij ukrainas Andriy Pabelko, te cilin e ka inkurajuar te jene te forte ne mbrojtjen e atdheut te tyre nga agresori rus, duke i ofruar mbeteshtje te parezerve nga Federata e Futbollit te Kosoves.

 

Ja postimi i z. Ademi:

Advertisement

Gjatë qëndrimit në Londër për finalen e Euro 2022 në konkurrencën e femrave, Angli-Gjermani, pata kënaqësinë që pas një kohe ta ritakoj presidentin e Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriy Pavelko.

Të gjithë jemi të lumtur që ai është mirë dhe për herë të parë ndodhet së bashku me krerët e federatave tjera në një event të UEFA-s pas agresionit të paprovokuar rus ndaj Ukrainës.

E inkurajova që të vazhdojnë të punojnë dhe ta mbrojnë fuqishëm atdheun e tyre nga agresori rus dhe njëherësh të gjejnë format e mbijetesës së futbollit edhe në kushte lufte, ashtu siç kishim vepruar dikur ne në kohën e pushtimit serb.

Ia shpreha gatishmërinë e Kosovës për ndihmë në të gjitha aspektet, duke akomoduar edhe staf të federatës apo edhe futbollistë ukrainas në vendin tonë, të cilët mund të ndihen të rrezikuar atje, e që do të ishin nën mbikqyrjen e FFK-së, por edhe nën mbikqyrjen time personale.

Ai shprehu falënderimet e tij dhe të gjithë komunitetit të futbollit ukrainas për mbështetjen që i ka dhënë Kosova dhe të gjitha shtetet demokratike në botë në këtë periudhë lufte.

#BashkëPërFutbollin

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 − three =

Previous Post

Mërgimtari e bën tatuazhin gjigant në krahun e tij me fytyrën e Albin Kurtit

Next Post

Rama publikon pamje nga ajri të pistës së aeroportit që po e ndërton Pacolli

Advertisement