Dark Mode Light Mode

Mini-samiti i vendeve të Ballkanit, në Ohër më 12 korrik

Ivanov ka thënë se nga ky takim pritet të dilet me një deklaratë të përbashkët, me anë të të cilës do të shprehet rëndësia e lidhjes infrastrukturore në regjion.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, më 11 dhe 12 korrik në Ohër, do të jetë nikoqir i takimit të tretë rajonal të presidentëve, në të cilët do të marrin pjesë presidentët e Shqipërisë, Bamir Topi, i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe i Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Temat të cilat do të diskutohen në këtë takim kanë të bëjnë me procesin eurointerues dhe euroatlantik të rajonit, reformat e domosdoshme të cilat duhet të realizohen për ti lehtësuar këto procese si : përforcimin e proceseve demokratike dhe reformuese, rritjen e bashkëpunimit rajonal, investimet rajonale, lidhjet infrastrukutore në rajon, etj, raporton INA.

Advertisement

Ky takim, i njohur ndryshe si mini-samit i vendeve të Ballkanit, është mbajtur për herë të parë në Vlorë më 2009, vitin e kaluar është mbajtur në Prizren, ndërsa tash ai do të mbahet në Ohër.

Ivanov ka thënë se nga ky takim pritet të dilet me një deklaratë të përbashkët, me anë të të cilës do të shprehet rëndësia e lidhjes infrastrukturore në regjion.

Në mini-samitin e Ohrit nuk marrin pjesë presidenti i Serbisë dhe ai i Greqisë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × one =

Previous Post

NASA përgatitet për lëshimin e fundit të anijeve Shuttle

Next Post

AI: Gruevski po i heshtë mediat

Advertisement