Dark Mode Light Mode

LDK distancohet nga deklaratat e Hazirit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se deklaratat e Lutfi Hazirit për çështjen e kufijve nuk janë qëndrim i LDK-së dhe se ai është vetëm një mendim personal i tij.

http://www.botasot.info/img/30isa-mustafa-in.jpegNdërkaq, sa i përket datës së zgjedhjeve presidenciale ai ka thënë se është takuar me kryeministrin Hashim Thaçi gjatë përurimit të autostradës dhe se për këtë çështje ka biseduar me të edhe më pas, gjatë javës.

Çdo gjë rreth kësaj çështjeje, sipas tij, do të vendoset edhe në letër. Por veç kësaj, Mustafa tha se për këtë punë është takuar edhe me nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shalën dhe se është i gatshëm të bisedojë edhe me Vetëvendosjen nëse kjo lëvizje e do një gjë të tillë, njofton Klan Kosova.
Kryetari i LDK-së është larguar nga gazetarët në momentin që është pyetur nëse do të kandidojë apo jo për president të Kosovës.

Advertisement

Ndryshe, një ditë më parë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se problemi mes shqiptarëve dhe serbëve mund të zgjidhet në kthimin e kufijve historikë dhe natyralë të Kosovës që kanë ekzistuar deri në vitin 1956. Asokohe pjesë e Kosovës kanë qenë Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, por jo edhe Leposaviqi me disa fshatra.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 − seven =

Previous Post

Dzemal Mustedanagiç: Kombëtarja shqiptare ka përspektivë

Next Post

Edhe 6 muaj hetime ndaj Fatmir Limajt

Advertisement