Në muajt mars e prill 1912, Idriz Seferi në krye të 4 mijë burrave, zhvillon luftime në Kumanovë, Preshevë e Moravë…për të cliruar trojet tona
Kaçaniku ra në duart e turqve pas tri dite e tri net luftimesh të përgjakshme. Trimat e Idriz Seferit, duke mos patur asnjë ndihmë në municion, u detyruan të lënë këtë grykë por, gjithmonë duke sulmuar, në tërheqje, batalionet e ç’organizuara të Shevqet Dergut Pashës. Edhe këtë radhë, shkëlqeu zgjuarsia e Idrizit.
Ai nuk e perceptoi Kaçanikun si të humbur përgjithmonë, por u tërhoq prej tij, të organizohej, të armatosej e të kërkonte ta rimerrte atë, në krye të trimave të Kosovës, tërheqja për të kundërsulmuar, njihet ç’prej shekujsh në historinë e përgjakshme të luftërave.
Në rrafsh të përpjekjeve për kryengritjen e armatosur shqiptare, në vitet 1910-1911, Idriz Seferin do ta shohim më së shumti, në shoqërinë e Isa Boletinit dhe të Hasan Prishtinës. Përpjekjeve të tyre, tashmë u shtohen edhe ato për të krijuar ura lidhjeje me popujt e tjerë ballkanas të cilët kishin si ideal çlirimin e tyre nga zgjedha osmane.
Pavarësisht prej qëllimeve të tyre të mëvonshme, monarkitë ballkanike u përpoqën me çdo rast, që të mbajnë kontakte me udhëheqës të kryengritjes shqiptare. Kështu, ka qenë i ftuar i Beogradit, Idriz Seferi, në janarin e vitit 1912 Ajo çka vlen të mos harrohet në këtë udhëtim në Beograd, është fakti se trimi Idriz Seferi, që përpara se të binte dakord, u ishte shprehur njerëzve të kësaj “krushqie” se ai “mund të bisedonte gjdo gja kundër turkut, nëse Serbia s’kishte asnjë pretendim territorial kundër Kosovës”./ B.S.
E ka hanger Idrizi ne keto bisedime siq e kan hanger shqiptaret gjithnj edhe pas Idrizit.Ai u armatos prej serbeve pas atij takimi dhe ne fund kur u lodh prej luftes me turkun serbet marshuan ne Kosove dhunuan e vran shqipetar sa deshten.Te mos harrojm ne varrin e Idrizit edhe mbreti i sebis vuri kuror.Nuk them qe Idrizi ka tradhtu atedheun por keto jan deshtimet e politikaneve tan ku edhe sot duhet te jemi shum te kujdesshem se qfar marrveshje bajm me shkaun
ke te drejt Abraham ate qe thua,Idriz Seferi mori armetnga serbi dhe ua shiti luftetareve te vet dhe tri teneqe lira qe i mori per ti paguar luftetaret nuk ua dha asnje.
Idriz Seferi nga krajli mori nje ore ari dhurat te cilen dhurat ende e ruan familja e tij.Ai mori pension nga krajli deri ne shkaterrimin e mbreteris serbe
Ana e karadakut nuk flet fjale te mira per heroizmin e Idriz Seferit prandaj ne Karadak ai ska autoritet as si idriz sefer e as si familje Seferi sepse te gjithe i shikojne se dore e zgjatur serbe.
Idriz Seferi hero i Kosoves dhe Kombetare,vdekje e tinzareve-tradhetareve.from USA.
i pershendes sefert ku do qe jane,,,pa Sefert nuk mund te jete karadaku i qete,