Dark Mode Light Mode

Presidenti serb: Nikoliç: Askush s’mund të na e marrë Kosovën

“Dikush mund ta trajtojë ndryshe këtë çështje, por derisa ne nuk e japim Kosovën, atë nuk mund të na e marrë askush”, ka thënë presiudenti serb Tomislav Nikolic, njofton Tanjug.

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka deklaruar të shtunën se Kosova është “pjesë përbërëse e Serbisë” dhe “e tillë do të mbetet”.

“Dikush mund ta trajtojë ndryshe këtë çështje, por derisa ne nuk e japim Kosovën, atë nuk mund të na e marrë askush”, ka thënë presiudenti serb Tomislav Nikolic, njofton Tanjug.

Advertisement

Duke komentuar kushtet që duhet të përmbushë Serbia në rrugën drejt Bashkimit Evropian, të cilat së fundmi i kanë paraqitur disa zyrtarë gjermanë, Nikoliq ka thënë se shtetet e tjera, kuvendet dhe qeveritë mund të shprehin qëndrimin e tyre, por “Kosova mbetet pjesë e Serbisë”.

Ditë më parë, zyrtarë të partisë së kancelares gjermane, Angela Merkel, kanë thënë se Beogradi duhet të nënshkruajë një kontratë me Prishtinën, për të siguruar marrëdhëniet e mira fqinjësore.

View Comments (1) View Comments (1)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nine + 9 =

Previous Post

Sulmohet makina e një punonjësi të Zyrës Admi nistrative

Next Post

Thaci e Nikolic, do të shtrëngojnë duart apo dhëmbët ?

Advertisement