Dark Mode Light Mode

Prezencë e fuqishme e investimeve kanadeze në Shqipëri

Në Shqipëri operojnë kompani prestigjoze kanadeze në sektorë strategjikë si energjia, minierat, infrastruktura, të cilat kapin një total investimesh që i kalon të 600 milionë dollarët. Për të shfrytëzuar sa më mirë potencialet e mëdha që ofron vendi ynë në këta sektorë ministri i Ekonomisë Edmond Haxhinasto ka ftuar investitorët kanadezë të jenë sa më prezent me investimet e tyre.

“Unë jam optimist se kompanitë kanadeze në Shqipëri kanë një mundësi të madhe për një angazhim të shëndetshëm në sektorët në të cilët kompanitë janë duke operuar aktualisht apo edhe në sektorët e tjerë që do të eksplorohen në të ardhmen.
Dhe sigurisht ka realizëm mbrapa këtij optimizmi, falë burimeve të mëdha që vendi ofron dhe për të cilët ju jeni në dijeni. Kjo është edhe arsyeja që ju jeni këtu, duke qenë prezentë në industrinë energjetike, minerare, agroushqimore dhe shërbimet financiare. Të gjitha këto fusha kanë sfidat e tyre, por unë jam plotësisht i sigurt që do t’i arrijmë qëllimet dhe objektivat tona, edhe me kontributin, ekzpertizën dhe teknologjinë tuaj:-deklaroi Haxhinasto.

Gjatë takimit të Këshillit të Biznesit Kanada-Shqipëri, ministri Haxhinasto theksoi se, biznesi kanadez njeh histori suksesi të investimeve në vendin tone. Sipas tij, konsolidimi i bashkëpunimit dhe përmirësimi i klimës së biznesit në vend, krijon mundësi për investime në sektorë të ndryshëm, si energji, miniera, turizëm, infrastrukturë, e të tjera. Duke iu drejtuar biznesmenëve dhe sipërmarrësve kanadezë, ministri i Ekonomisë nënvizoi rëndësinë e realizmit konkretë të sa më shumë projekteve.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × 4 =

Previous Post

Mustafa i painformuar për akuzat ndaj Hamitit?

Next Post

Affleck: Mos më kujtoni Jennifer Lopez

Advertisement