Dark Mode Light Mode

Pacolli kërkon njohjen nga Latino-Amerikanët

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar në Paris të Francës, një drekë pune me përfaqësues të lartë të disa shteteve të Amerikës Jugore, të Perusë, Argjentinës, Bolivisë, Paraguajit dhe Uruguajit.

“Zëvendëskryeministri Pacolli njoftoi përfaqësuesit latino amerikanë me të arriturat e shtetit të Kosovës dhe proceset demokratike, veçanërisht që nga shpallja e pavarësisë me 17 shkurt 2008”, thuhet ne një njoftim te Zyrës së Pacollit.

Sipas zëvendëkryeministrit Pacolli, vendimi pro njohjes së Kosovës edhe nga këto shtete të Amerikës së Jugut do të ishte në linjën e respektimit të Opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe të vullnetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Advertisement

“Pacolli ka marrë premtimin se qeveritë respektive të këtyre vendeve do të shqyrtojnë seriozisht njohjen e Republikës së Kosovës”, thuhet me tej ne njoftim.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two + seven =

Previous Post

UEFA ia tërheq vërejtjen Spanjës e Rusisë,s'tolerojm racizëm

Next Post

Ina Rama: Imuniteti, pengesë për hetimin e zyrtarëve të lartë

Advertisement