Dark Mode Light Mode

Bullgarët duan emrin “Maqedonia e Re”

Republika e Maqedonisë së Re është një nga propozimet e pranueshëm për Bullgarinë, në rast se do të arrihej zgjidhja e kompromisit të emrit.

Kjo është deklaruar nga diplomati i mirënjohur bullgar dhe ish-ambasadori në Shkup, Aleksandar Jordanov.

Ai në një intervistë për televizionin “Nova” ka mbrojtur qëndrimin e kryeministrit aktual bullgar, Bojko Borisov, i cili bëri të qartë se Sofja zyrtare nuk është dakord për një zgjidhje të emrit të Maqedonisë me përmbajtje gjeografike.

Advertisement

“Problemi është se nëse një shtet mban shtesën veriore, jugore, lindore apo perëndimore, atëherë nënkupton kjo se ekzistojnë pjesë të atij shteti në shtetet e tjera. Republika e Maqedonisë është një shtet i ri i ngritur dhe ajo duhet të mbaj një emër të ri”, ka theksuar diplomati Jordanov.

Sipas tij, doktrina e formuar e “maqedonizmit” nënkupton antibullgarizëm dhe se kundër kësaj teorie të shpifur ai kishte bërë fushatë edhe gjatë periudhës si ambasador bullgar në Shkup.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × one =

Previous Post

SHBA: Thirrje Serbisë për t’i përmirësuar raportet me Kosovën

Next Post

Gjirokastër, kapet 50 kg hashash, në kërkim dy poseduesit

Advertisement