Dark Mode Light Mode

Rama reagon pas kritikave për Paunoviqin: S’bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kritikave për mungesën e një deklarate të drejtpërdrejtë nga ana e tij lidhur me komentet e ministres serbe të Drejtësisë, Snezhana Paunoviç, për luftën në Kosovë dhe “spastrimin etnik”.

Rama tha se Qeveria shqiptare ka reaguar përmes ministrit të Jashtëm dhe se nuk është e nevojshme që çdo figurë publike apo institucion të reagojë ndaj çdo deklarate të bërë në Serbi.

“Ne kemi reaguar përmes ministrit të Jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten”, deklaroi Rama, duke shtuar se Shqipëria nuk duhet të bëhet pjesë e një reagimi të vazhdueshëm ndaj çdo deklarate provokuese nga Beogradi.

Advertisement

Sipas kryeministrit, kërkesat që çdo zyrtar të reagojë publikisht ndaj çdo deklarate janë të gabuara dhe dëmtojnë seriozitetin institucional.

Reagimi i Ramës erdhi pas deklaratës së ministres serbe të Drejtësisë, Snezhana Paunoviç, e cila gjatë një interviste deklaroi se, nëse do të kishte qenë në vend të udhëheqjes serbe gjatë luftës në Kosovë, do të kishte vepruar ndryshe për largimin e shqiptarëve nga territori, përfshirë edhe spastrimin etnik.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nineteen − 19 =

Previous Post

Bajrami ngre alarmin te Sorenseni për deklaratën e ministres serbe mbi “spastrimin etnik”

Next Post

Nga Dhurata Dora te Buta – artistët shqiptarë që do të pushtojnë Sunny Hill Festival 2026

Advertisement