Dark Mode Light Mode

Portugezi Antero Lopes emërohet shef i ri i EULEX-it në Kosovë

Këshilli Evropian ka emëruar portugezin Antero Lopes në postin e shefit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX.

Vendimi është marrë më 15 korrik 2026, ndërsa Lopes do ta nisë detyrën më 10 gusht 2026, me një mandat fillestar prej 10 muajsh.

Ai do ta pasojë në këtë pozitë italianin Giovanni Pietro Barbano.

Advertisement

Sipas njoftimit zyrtar, Lopes është një zyrtar i lartë ndërkombëtar me përvojë në diplomaci, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e sektorit të sigurisë.

Ai ka më shumë se katër dekada përvojë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, përfshirë mbi 25 vjet angazhim në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë karrierës së tij, Lopes ka shërbyer në Forcën Mbrojtëse të OKB-së në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, UNPROFOR, si dhe për gjashtë vjet në Misionin e Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë, UNMIK.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × one =

Previous Post

Eurodeputeti çek kërkon largimin e Serbisë nga negociatat me BE-në pas deklaratës së ministres serbe

Next Post

Bajrami ngre alarmin te Sorenseni për deklaratën e ministres serbe mbi “spastrimin etnik”

Advertisement