Dark Mode Light Mode

76-vjeçarja gjendet e vdekur në banesën e saj në Mitrovicë, policia nis hetimet

Një grua 76-vjeçare është gjetur pa shenja jete paraditen e sotme në banesën e saj në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”.

Advertisement

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 + five =

Previous Post

Shqipëria përgatitet ta bëjë euron monedhë zyrtare

Next Post

Supremja ia ul dënimin Edmond Lajqit: Nga burgim i përjetshëm në 30 vjet burg për vrasjen e bashkëshortes

Advertisement