Dark Mode Light Mode
Termokos përmirëson opinionin e auditimit: nga negativ në të kualifikuar
Haxhiu viziton Kombëtaren e vajzave para ndeshjes me Bullgarinë: “Jeni krenaria e shtetit”

Haxhiu viziton Kombëtaren e vajzave para ndeshjes me Bullgarinë: “Jeni krenaria e shtetit”

Prishtinë, 18 prill 2026 – U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar kampin e Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e vajzave, në prag të ndeshjes ndaj Bullgarisë.

Gjatë vizitës, ajo u prit nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili e falënderoi për mbështetjen ndaj futbollit të vajzave, duke theksuar se kjo përkrahje është e rëndësishme për zhvillimin dhe avancimin e këtij sporti në vend.

Ademi u shpreh se paraqitjet e deritashme të “Dardaneve” kanë qenë shumë pozitive, duke i cilësuar ato si burim krenarie për Kosovën.

Advertisement

“Vajzat tona me përkushtimin dhe rezultatet e tyre na kanë bërë krenarë të gjithëve. Uroj që me këtë formë të vazhdojnë edhe në ndeshjet e ardhshme”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, u.d. Presidentja Haxhiu përgëzoi futbollistet dhe stafin teknik për angazhimin dhe sukseset e arritura, duke theksuar ndikimin që ato kanë si shembull për shoqërinë.

“Ju, së bashku me trajnerin tuaj, jeni duke e lartësuar emrin e shtetit tonë. Jeni frymëzim për shumë vajza në Kosovë dhe përtej, pasi sukseset tuaja tashmë janë vërejtur edhe ndërkombëtarisht. Ju dëshiroj shumë fat dhe sukses në ndeshjen e sotme. Do të vazhdoj t’ju mbështes në vazhdimësi, sepse suksesi juaj është edhe sukses i shtetit”, theksoi Haxhiu.

Në emër të ekipit, kapitenia Erëleta Memeti falënderoi për vizitën dhe mbështetjen institucionale, duke e cilësuar atë si motivim shtesë për ekipin.

“E vlerësojmë shumë këtë vizitë. Për ne është motivim shtesë, pasi ne nuk e veshim këtë fanellë vetëm për veten, por për gjithë vendin dhe për të gjithë ata që na mbështesin në Kosovë dhe diasporë. Është nder për ne ta përfaqësojmë Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe do të vazhdojmë të japim më të mirën tonë”, u shpreh Memeti.

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave përballet sot me Bullgarinë, në një ndeshje që pritet të jetë test i rëndësishëm për vazhdimësinë e rezultateve pozitive.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seventeen + eleven =

Previous Post

Termokos përmirëson opinionin e auditimit: nga negativ në të kualifikuar

Advertisement