Bekim Haxhiu nga PDK ka kërkuar që votat me postë duhet t’i nënshtrohen ekspertizës forenzike grafologjike.
Sipas tij, vetëm një hetim i tillë mund të zbulojë ekzistencën e një skeme të gjerë kriminale në procesin e votimit jashtë vendit.
“Për këtë arsye, votat me postë duhet t’i nënshtrohen ekspertizës forenzike grafologjike, si pjesë e një hetimi të pavarur, profesional dhe të paanshëm. Një hetim i tillë mund të zbulojë ekzistencën e një skeme të gjerë kriminale në procesin e votimit jashtë vendit. Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Kryeprokurori i Kosovës duhet të veprojnë me të njëjtin standard ligjor, në mënyrë që asnjë votë e manipuluar apo e pranuar jashtë afatit ligjor të mos përfshihet në rezultatin përfundimtar zgjedhor. Vetëm një proces gjithëpërfshirës i zbatimit të ligjit dhe verifikimit të çdo vote mund të rikthejë besimin minimal në një proces zgjedhor tashmë të komprometuar në tërësinë e tij”, tha ai.